Brenda 90 minutave nga debati i tij i parë me Joe Biden, përpara zgjedhjeve të nëntorit, ish-presidenti amerikan Donald Trump arriti të fitojë epërsinë kundër presidentit aktual, i cili me performancën që bëri krijoi dyshime te demokratët për kandidaturën e tij.

“Është e qartë se ajo që shumë votues do të mbajnë mend është kontrasti i mrekullueshëm midis energjisë dhe vitalitetit të Trump dhe përpjekjes së Biden për të shprehur pikëpamjet e tij në mënyrë koncize dhe të kuptueshme,” tha Washington Post, duke i bërë jehonë pikëpamjes së shumë analistëve amerikanë.

Trump, pas insistimit nga Biden, mbi akuzat me të cilat ai është përballur, vendosi të vinte ‘pikat mbi i’.

Ai mohoni se kishte pasur kontakt seksual me Stormy Daniels.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk kam bërë seks me një yll porno”, tha ai dhe deklarata e tij u bë virale në disa sekonda në rrjetet sociale.

Në fushatën e Bidenit, zyrtarët pranuan se presidenti pati vështirësi në debat. Ata pretenduan se iu desh një kohë për të “ndezur motorët” dhe më pas u përmirësuan, por pranuan se Biden kishte një performancë negative./vizionplus.tv/