Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar i dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen e xhaxhait të tij.
Mediat italiane raportojnë se 39-vjeçari Giacomo Bozzoli është arrestuar nga karabinierët e komandës provinciale të Breshias. Ai u ndalua në Soiano del Garda në orën 17.45, në vilën e tij.
Bozzoli ishte shpallur në kërkim prej 10 ditësh, pasi ai u dënua për vrasjen e xhaxhait të tij në vitin 2015-të. Fillimisht 39-vjeçari ishte arratisur drejt Spanjës me gruan dhe me djalin e tij 9-vjeçar dhe më aps u zhduk pa lënë gjurmë.
U desh ndërhyrja e interpolit për të bërë të mundur gjetjen dhe më pas kapjen e 39-vjeçarit.
Pasditen e djeshme, karabinierët e komandës provinciale të Breshias, së bashku me hetuesit e prokurorisë, dëgjuan në një seancë djalin 9-vjeçar të të kërkuarit, i cili konfirmoi versionin e dhënë nga e ëma në lidhje me kontaktin e fundit që kishte me babai i tij. Sipas rrëfimit të fëmijës, e cila është krejtësisht e ngjashme me atë të gruas, Giacomo Bozzoli i kishte përshëndetur në resortin Marbella në Spanjë nga ku më pas u largua.
Bozzoli ishte dënuar nag Gjykata e Lartë në datë 1 korrik, pasi më në fund ishte faktuar se në tetor të vitit 2015-të ai kishte hedhur në një furnaltë xhaxhain e tij, pas disa zënkash për fonderinë e cila ishte në pronësi të xhaxhait dhe babait të 39-vjeçarit.