Ilirjan Minaj është 61-vjeçari shqiptar i cili u vra me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në godinën në via Fratelli Corradini 6, në Bibbiano di Reggio Emilia. Autor i dyshuar i ngjarjes është një shtetas italian 41 vjeç, i cili u arrestua.

Si ndodhi ngjarja

61-vjeçari kishte shkuar në pallatin ku jetonte kunati i tij për t’u takuar me mbesën, por në hyrje të pallatit, italiani ka shkëmbyer një batutë fyese për të cilin shqiptari nuk e ka duruar dhe ka goditur me shkelm derën e hyrjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autori ka dalë me thikë dhe e ka goditur disa herë në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kush ishte Ilirjan Minaj

Minaj ka lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë. Prej disa vitesh ai ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano dhe aty ishte rritur edhe vajza e tij tashmë 19-vjeçare./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";