Një i ri shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjsit të kësaj të hëne.
Mediat greke raportojnë se viktima është 23-vjeçari Koço Myftari lindur në Delvinë dhe banues në Sarandë.
Ai humbi jetën në spital, për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë.
Ka qenë ora 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm kur policia e Athinës u njoftua nga spitali për mbërritjen e 23 vjeçarit të plagosur.
I riu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale por mjekët e kanë pasur të pamundur ti shpëtojnë jetën për shkak të plagëve të rënda.
Mësohet se kanë qenë shokët e tij që e kanë shoqëruar për në spital por më pas janë larguar. Policia ka arritur ti identifikohë dhe të marrë në pyetje miqtë e tij.
Katër vite më parë, në 2019 viktimës i ishte vrarë i vëllai, Ridjan Myftari, në Gjermani.