Një 35-vjeçar shqiptar është esktraduar nga Britania e Madhe në drejtim të Italisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Sajmir Orucin, i cili prej nëntorit të vitit të kaluar ndodhej në burg, pasi akuzohej për trafik droge.

Ai ishte i dënuar nga drejtësia me 25 vite burg për veprat penale të përndjekjes, rrëmbim, sulmi i rëndë seksual (përdhunim), dhunë seksuale në grup ndaj një vajze, që në kohën e ngjarjes ishte e mitur.

35-vjeçari zbarkoi nën pranga në aeroportin Linate të Milanos, pasi autoritetet britanike zbatuan urdhrin për ekzekutimin e dënimit të lëshuar nga Zyra e Përmbarimit Penal të Prokurorisë Publike të Monzës.

Ngjarja:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqiptari akuzohet se përgjatë viteve 2025-2016, kohë kur ai jetonte dhe banonte në Besana Brizana ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Për krimet e sipërpërmendura ai u dënua fillimisht me 12 vite e 6 muaj burg, por pas akuzave të reja për vjedhje dhe rezistencë ndaj zyrtarit publik, ndaj tij u mblodhën të dyja dënimet dhe ai u dënua përfundimisht me 25 vite burg

Kapja e tij u bë falë krahasimit të fotografive dhe gjurmëve të gishtërinjve, identiteti i tij u konfirmua.

Urdhri u ekzekutua më 3 Dhjetor, duke çuar në ekstradimin e tij më 19 Dhjetor në Monza.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";