ITALI – Një 48-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në qeli, ku ndodhej prej 27 majit.

Sipas medieve italiane bëhet fjalë për Lulzim Mustën, i cili përfundoi në burg për tentativë vrasjeje.

Musta goditi me thikë pronarin 66-vjeçar të Hotel Il Gallo në Castel San Pietro, ku shqiptari kishte punuar për një vit. Ish-punonjësi e goditi papritmas tetë herë me thikë. Më pas ai qëndroi në vend, duke pritur që të vinte policia për t’i vënë prangat, dhe deklaroi: “Më thanë ta bëj”.

Kjo është vetëvrasja e 58-të e një të burgosuri që nga fillimi i vitit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 21 mars të kaluar, një e burgosur sllovake 55-vjeçare i dha fund jetës në Dozza duke thither gazin e bombolës së gatimit. Tre ditë më vonë, një grua tjetër që kishte tentuar të vetëvarej u shpëtua nga një oficer policie burgu dhe operatorë të tjerë parandaluan vetëvrasjen e një burri në fillim të majit./vizionplus.tv