Është dënuar me 6 muaj burg nga gjykata e Bolivisë shqiptari i cili u arrestua me 15 tetor të vitit të kaluar në në San Rafael de Velasco, gjatë një operacioni blic nga autoritetet e Bolivisë me qëllim goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës.

Shqiptari i dënuar është Lorenc Hysi, ndaj të cilit prokurori Victor Hugo Cervantes ngriti akuzat e “vrasje e mbetur në tentativë”, “organizatë kriminale”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Bashkë me Hysin në bankën e të akuzuarve përfunduan edhe Wálter Rivero Lola, Leonardo Barsad da Rocha, Álvaro Roca Casupa, Joao Batista da Silva Carneiro dhe Jacop Dick Peter, shtetas shqiptarë, bolivianë dhe brazilianë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë aksionit në tetor të vitit të shkaur pati edhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe personave të arrestuar.

Ndërkohë baroni brazilian i drogës, i kapur bashkë më ta, Lourival Máximo da Fonseca, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge prej viteve ‘90, u ekstradua mbrëmjen e së premtes në Brazil. /Vizionplus/