Ish-presidenti kilian Sebastian Pinera vdiq në një aksident ajror këtë të martë. Ministrja e Brendshme Carolina Toha konfirmoi vdekjen e ish-presidentit 74-vjeçar, i cili mbajti postin nga viti 2010 në 2014 dhe nga 2018 në 2022.

Ndërkohë tre pasagjerë të tjerë mbijetuan rrëzimit të helikopterit në qytetin jugor të Lago Ranco. “Trupi i Pinerës është gjetur”, tha Toha.

Pinera, ishte gjithashtu një biznesmen i suksesshëm, mbikëqyri rritjen e shpejtë ekonomike dhe një rënie të mprehtë të papunësisë gjatë presidencës së tij të parë 2010-2014, në një kohë kur shumë nga partnerët tregtarë dhe fqinjët e Kilit po përballeshin me një rritje shumë më të ngadaltë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenca e tij e dytë nga viti 2018 në 2022 u shënua nga protesta të dhunshme kundër pabarazisë që çuan në akuza për shkelje të të drejtave të njeriut dhe përfunduan me premtimin e qeverisë për hartimin e një kushtetute të re.

/Vizionplus.tv/