Gjatë atentatit ndaj kandidatit republikan në garën presidenciale, Donald Trump, humbi jetën një pjesëmarrës në miting dhe u plagosën dy të tjerë.

Në momentin që autori Thomas Matthew Crooks hapi zjarr ndaj Trump nga rreth 130 metra larg mitingut, plumbat kapën dhe Corey Comperatore, i cili më herët kishte mbajtur postin e ish-shefit të zjarrfikësve në Buffalo Toënship.

Thomas Matthew Crooks (majtas), humbi jetën nga të shtënat në mitingun e Trump

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishte motra e tij Dawn Comperatore Schafer e cila në një postim në rrjetet sociale e cilësoi vëllain e saj hero. Sipas saj, Corey Comperatore mbrojti me trup dy vajzat dhe gruan e tij nga plumbat, të cilat ndodheshin bashkë me të në miting në mbështetje të Donald Trump.

Gruaja dhe vajzat e tij thjesht jetuan të pamendueshmen dhe të paimagjinueshmen. Vëllai im i vogël sapo mbushi 50 vjeç dhe i kishte mbetur shumë jetë për të përjetuar. Urrejtja nuk ka kufi dhe dashuria nuk ka kufi. Lutuni për ne pasi kjo ndihet si një makth i tmerrshëm, por ne e dimë se është realiteti ynë i dhimbshëm”, ka shkruar Schafer.

Ndërkohë që nga të shtënat u plagos dhe ish-Presidenti Trump, i cili mori një plagë në veshin e djathtë, si dhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen ende në spital, ndërsa autori Thomas Matthew Crooks u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";