Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali.

Sipas medieve italiane ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 19 mars.

Alfred Vocaj, banonte në Abano Terme me familjen e tij. Motori i tij u përplas me një makinë dhe fatkeqësisht i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Dinamika e aksidentit

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas rikonstruksioneve të para të kryera nga oficerët e policisë lokale të Padovës, Vocaj humbi kontrollin e motorit të tij, dhe hyri në korsinë e kundërt.

Ai u përplas kokë më kokë me një Fiat Freemont, e cila drejtohej nga një 57-vjeçar./vizionplus.tv