Një nga anëtarët më famëkeq të bandës së drogës në Itali, është vënë sërish në epiqendër të vëmendjes në Itali.

Bëhet fjalë për Marcello Colafigli i njohur ndryshe si “Marcellone”, anetar i bandës “Della Magliana”, për të cilin policia lëshoi urdhër arrest.

Mafiozi 70-vjeçar italian Marcello Colafigli, një nga bosët e organizatës kriminale romake të njohur si “Banda della Magliana”, një nga mafiat më të fuqishme dhe më të rrezikshme italiane nga fundi i viteve ‘70 dhe fillimi i viteve ‘90. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për 3 vrasje por u lirua vitet e fundit.

Në kuadër të operacionit anti kanabis, policia italiane ka lëshuar urdhër arreste për 28 persona, 11 në burg dhe 16 në arrest shtëpie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sigurisht mes anëtarevë të grupit ka edhe shqiptarë. Mediat italiane kajnë publikuar emra e tyre, ata janë: Erion Hyseni i njohur si “il Biondo”, Naser Xhylani i njohur si “jugu” apo “Leon” dhe Roland Nurce i njohur si “Landi” apo “Il Pischello”.

Banda kriminale trafikonte kokainë nga Kolumbia dhe hashash nga Spanja./ vizionplus.tv/