EMRAT/ Nga vendlindja në Livorno për të pritur 150 kg kokainë, policia italiane “u prish” planet tre shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Nga vendlindja në Livorno për të pritur 150 kg kokainë, policia italiane “u prish” planet tre shqiptarëve

ITALI – Tre shqiptarë, të cilët ishin nisur nga Shqipëria drejt Livornos për të pritur një sasi kokaine prej 150 kilogramësh janë arrestuar. Për llogari të krimit të organizuar, tre shqiptarët, duhet t’i dorëzonin dikujt (në dëshminë e tyre nuk e specifikuan se kush ishte personi që do të merrte sasinë e drogës) kokainën me vlerë dhjetëra miliona euro, e cila ishte e ndarë në 139 pako me peshë afërsisht 1.1 kg secila.

Kush janë të arrestuarit?

Të arrestuarit, të mbrojtur nga avokatët Roberto Pellegrini nga Firence dhe Mariachiara Gregoraci nga Roma, janë vëllezërit Ylber dhe Napolon Arshi, 37 dhe 35 vjeç dhe 30-vjeçari Goliano Zhupa. Asnjë prej tyre nuk është rezident në Itali dhe nuk kishte dokumente identiteti, për këtë arsye hetuesit nuk e kishin të lehtë t’i identifikonin.

Kokaina ndodhej në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori dhe kishte destinacion një kompani me bazë në Zvicër.

Advertisement

Tre të arrestuarit kanë zgjedhur të heshin para hetuesve dhe nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me përfshirjen e tyre në këtë aferë. Ata ndodhen në paraburgim, në burgun e Sughere.

Udhëtimi

Ngarkesa e drogës e zbuluar nga policia ishte nisur nga porti ekuadorian i Guayaquil. Më pas anija, Cma CGM Exemplarity, kaloi Kanalin e Panamasë dhe u drejtua drejt Evropës. Kur mbërriti në Livorno, hetuesit po e mbanin nën vëzhgim. Brenda pak orësh, tre “korrierët” shqiptarë shkuan për të marrë sasinë e drogës, por përfunduan në pranga para se të kryenin detyrën./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy