Komisioni i Venecias pritet t’i dorëzojë autoriteteve shqiptare dhe opinionin përfundimtar për Paketën ‘Anti shpifje’.
Gjithashtu, në datat 18-19 qershor “Venecia” do t’i dorëzojë Shqipërisë opinionin përfundimtar edhe për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Paketa “Anti shpifje” e propozuar nga qeveria ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta mes palëve politike në Shqipëri.
Ajo është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin atë si cënim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pjesë e së cilit është edhe vetë Komisioni i Venecias që ka kërkuar mendimin e ekspertëve.
Këshilli i Europës iu kishte dërguar autoriteteve shqiptare disa amendime për këtë paketë, por nuk u morën parasysh nga mazhoranca gjatë diskutimit në Parlament.
Për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i është drejtuar Venecias.
Paketa e diskutueshme ligjore e propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Parlamenti u rikthye në Parlament nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e konsideroi ate si antikushtetuese. Presidenti Meta tha se ligjii shkelte lirinë e medias.