
Mjekët nga dhjetë spitale në Liege në Belgjikë , u thirrën të punonin edhe nëse ishin pozitivë për Covid, për sa kohë që ishin asimptomatikë, për të përballuar valën e shtrimeve në spital të koronavirusit .
Kjo është ajo që shkruan BBC, duke cituar Philippe Devos , mjekun e kujdesit intensiv në CHC Liège dhe presidentin e shoqatës belge të sindikatave mjekësore, i cili tha: “Nuk kishte zgjidhje tjetër”.
Rreth një mjek në katër prej spitaleve në fjalë, shkruan BBC, janë të sëmurë për shkak të Covid. Mbajtja ne pune e atyre që, megjithëse janë pozitivë, nuk kanë simptoma, ishte mënyra e vetme, sipas Devos, për të parandaluar shembjen e sistemit spitalor. Në qytetin belg incidenca e virusit është shumë e lartë: një në tre persona që i nënshtrohen tamponit është në të vërtetë pozitiv. Spitalet po lëvizin pacientët në qendrat jashtë qytetit dhe anulojnë operacionet jo urgjente për të kaluar një moment shumë delikat.