EMA jep dritën jeshile: Miratohet përdorimi i dozës së tretë të Pfizer për moshat mbi 18 vjeç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMA jep dritën jeshile: Miratohet përdorimi i dozës së tretë të Pfizer për moshat mbi 18 vjeç

Rregullatori i Bashkimit Evropian për ilaçet dha dritën jeshile për dhënien e dozës së tretë të vaksinës së Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 tek mosha mbi 18 vjeç.

Agjencia Evropiane e Barnave tha sot se njerëzit me imunitet të dobët do të jenë në gjendje të marrin një dozë të tretë të vaksinave Pfizer dhe Moderna të paktën 28 ditë pas dozës së dytë. Disa shtete në Europë e kanë filluar dozën e tretë.

Studimet kanë treguar se një dozë shtesë e këtyre vaksinave rrit aftësinë për të prodhuar antitrupa kundër Covid-19 te pacientët me transplant organesh dhe një sistem imunitar të dobësuar. EMA do të vazhdojë të monitorojë çdo të dhënë që del mbi efektivitetin e saj.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy