Agjencia Europiane e Barnave  ka autorizuar vaksinën e Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit për fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Sipas EMA,  rekomandohet që doza e vaksinës të jetë më e ulët se ajo që u jepet personave  mbi 12 vjeç.

Ashtu si në grupmoshat e tjera, vaksina do të merret në dy doza, me një interval prej tre javësh.  Vaksina ka treguar efektivitet tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Rikujtojmë se  vaksina, e zhvilluar nga BioNTech dhe Pfizer, është miratuar tashmë për përdorim tek të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";