Shefi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk është bërë personi më i pasur në botë, duke kaluar drejtorin ekzekutiv të Amazon, Jeff Bezos.
Musk kryeson listën e personave më të pasur të botës, pasi aksionet në kompanitë e tij u rritën fuqishëm.
Pasuria e Musk u rrit vitin e kaluar me 160 miliardë dollarë, pas shtimit të kërkesave për makinat elektrike të Tesla-s. Po ashtu, në 2020, çmimi i aksioneve të Tesla u rrit më shumë se nëntë here.
Në korrik, ai kapërceu në renditje Warren Buffett, duke u bërë personi i shtatë më i pasur në botë, ndërsa më pas kaloi Bill Gates për të kapur vendin e dytë.
Advertisement