Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare më 8 shtator në Balmoral dhe pas tre javësh zi familja mbretërore i është rikthyer normalitetit. Megjithatë, ka disa pyetje në lidhje me vdekjen e saj dhe veçanërisht certifikatën e saj të vdekjes.
Dokumenti në fjalë është një çështje publike dhe ka zbuluar se Mbretëresha vdiq nga “pleqëria”. Ai u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne.
Në dokumentin e publikuar bëhet me dije dhe ora e vdekjes e cila shënohet në 15:10 ndërsa lajmërizmi zyrtar për ndarjen nga jeta të monarkes u bë në 18:00 me orën lokale.
Vdekja e Mbretëreshës u regjistrua në Aberdeenshire më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.
Ndërsa, kur Princi Philip vdiq në prill 2021 në moshën 99-vjeçare, nuk pati asnjë njoftim nga Pallati dhe një muaj më vonë, doli se shkaku i vdekjes së tij ishte “pleqëria”.
Raporti i tij i vdekjes tregoi se nuk kishte asnjë sëmundje ose lëndim tjetër që kontribuoi në vdekjen e tij, duke përfshirë zemrën që kërkonte operacion vetëm disa javë para se të vdiste.