El Chapo kërkon kimistë/ Kartelet e drogës në Meksikë, humbje kolosale nga laboratori në Wuhan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
El Chapo kërkon kimistë/ Kartelet e drogës në Meksikë, humbje kolosale nga laboratori në Wuhan

El Chapo kërkon kimistë/ Kartelet e drogës në Meksikë, humbje kolosale nga laboratori në WuhanEl Chapo kërkon të jetë “sundimtar” i karteleve të drogës në Meksikë dhe tashmë po kërkon të punësojë kimistë për të prodhuar më shumë droga, pasi izolimi i koronavirusit ia ka gjymtuar biznesin e tyre.

Kompanitë në Wuhan më parë shpërndanin sasi gjigande kimikatesh në të gjithë botën, duke përfshirë dhe ingredientët për krijimin e fentanol dhe opioidëve të tjerë të prodhuar në mënyrë sintetike.

Kartelet meksikane duke përfshirë dhe atë të El Chapos, Sinaloa po fokusohen më shumë te fentanol në vitet e fundit pasi është më i lirë se heroina dhe më i thjeshtë për t’u prodhuar.

Por eksportet kineze kanë rënë në mënyrë dramatike që prej nisjes së bllokimeve të koronavirusit. Duke diskutuar çështjen e kufirit të SHBA me Meksikën, Robert Almonte, ekspert i karteleve dhe marshall federal në SHBA, tha: “Ata përfitonin nga trafiku i madh i mjeteve me vendin tonë në pikat e hyrjes. Por tani me uljen e trafikut kufitar ata nuk mund të maskohen”.

Advertisement

Duke iu referuar importeve nga Kina, Almonte shton: “Edhe fentanil ka mbaruar tashmë… dhe ata nuk po arrijnë të gjejnë kimikatet e nevojshme për të prodhuar metamfetamina apo fentanil. Prandaj disa kartele drogash po marrin në punë kimistë për të krijuar kimikatet e nevojshme me të cilat prodhohen metamfetima e fentanil”.

Dy djemtë e El Chapos kanë marrë drejtimin e kartelit mizor të të atit, që prej arrestimit të tij vitin e shkuar. Ata kanë vendosur karantinën e tyre të koronavirusit në Sinaloa.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy