Por arma e tij e fundit ishte zbatimi i ligjit amerikan, sipas pretendimeve të reja.
Një gazetare meksikane ka thënë se drejtuesit e “Sinaloa Cartel” fshehurazi i dhanë informacione për rivalët e tyre tek DEA amerikane dhe FBI.
Sipas Anabel Hernandez, FBI dhe agjencia amerikane kundër drogës, DEA, u takuan me El Chapo dhe shefin aktual të kartelit Sinaloa, Ismael “El Mayo” Zambada, për të marrë disa herë informacione nga ata në lidhje me bandat e tyre rivale.
FBI aktualisht ofron një shpërblim prej 5 milion dollarësh për informacione që çojnë në kapjen e El Mayo.
Hernandez tha në një televizion meksikan, se djali i Zambada Vicente Zambada Niebla, me emrin ‘El Vicentillo’, i dha asaj këtë informacion.
Zambada Niebla aktualisht po vuan dënimin me 15 vjet burg në Shtetet e Bashkuara për trafik droge, pasi u arrestua në Meksikë në 2009.
Hernandez tha: “Ismael ‘El Mayo’ Zambada, bosi i vërtetë i bandave meksikane dhe partneri i tij dhe krahu i djathtë Joaquin Guzman dhe Vicente Zambada Niebla ishin informatorë për DEA“.
Ajo shtoi: “Ata patën takime me DEA dhe ata u dhanë atyre informacion për armiqtë e tyre. Sa më pak konkurrentë të kishin, aq më shumë rriteshin“, citon “Star“.
Sipas Hernandez, DEA dhe FBI gjithashtu patën takime me anëtarët e bandave rivale të kartelit Sinaloa përfshirë Edgar Valdez Villareal, me emrin ‘La Barbie’, anëtar i kartelit Beltran Leyva i cili u arrestua në Meksikë në 2010 dhe u dënua me 49 vite burg në Shtetet e Bashkuara për trafik droge.
Karteli i Beltran Leyva ishte një degë e Kartelit Sinaloa të kryesuar nga pesë vëllezërit Beltran Leyva, të cilët më vonë u bënë rival i bandës së El Chapo.
Gazetarja shtoi: “DEA gjithashtu mori informacione prej tyre (Valdez Villareal dhe karteli Beltran Leyva).