Eksperti: Izolimi shkatërroi jetën e njerëzve dhe nuk mbrojti askënd

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eksperti: Izolimi shkatërroi jetën e njerëzve dhe nuk mbrojti askënd

Sipas shkencëtarit që ka fituar çmimin Nobel, Michael Levit izolimi mund të ketë shkaktuar më shumë vdekje se sa ka shpëtuar jetë.

Levitt, është një profesor në universitetin Stanford i cili ka kryer një sërë vëzhgimesh për sa i përket pandemisë së koronaviusit të ri. Ai tregoi se vendimi për t’i mbajtur njerëzit brenda në shtëpi ishte një vendim i motivuar nga paniku e jo nga shkenca.

Levitt, i cili fitoi çmimin Nobel për kimi në vitin 2013 për zhvillimin e modeleve të komplikuara kimike, ka thënë për dy muaj se parashikimet e shumë ekspertëve për koronavirusin janë të gabuara.

“Unë mendoj se bllokimi nuk shpëtoi jetë, përkundrazi mund të ketë shumë pasoja fatale. Do të ketë shpëtuar jetë vetëm nga aksidentet rrugore, por ka sjellë më shumë dëme si abuzimi në familje, divorcet, e të tjera,” theksoi Levitt
Në një raport të fundit , ku janë theksuar edhe pretendimet e ekspertit tregon se nga izolimi nuk kemi fituar asgjë, përveç se është shkatërruar mënyra e jetesës për shumë njerëz.

Advertisement

“Për arsye që nuk ishin të qarta për mua, unë mendoj se udhëheqësit dhe njerëzit u izoluan nga paniku, e kështu pati një mungesë të madhe diskutimi,” tha eksperti.

Fituesi i çmimit Nobel, tashmë në moshën 73 vjeçare dhe një epidemiolog në pension, e ka vëzhguar shpërthimin që në fillim të krizës dhe pa kryer llogaritjet e tij.

Megjithëse Profesor Levitt e pranon se bllokimet mund të jenë efektive, ai i përshkruan ato si zgjidhjet ‘të lashta’ dhe mendon se epidemiologët i ekzagjerojnë pretendimet e tyre në mënyrë që njerëzit ti dëgjojnë.

Komentet e tij vijnë pasi shkencëtarët e tjerë që punojnë në të njëjtën fushë gjithashtu raportuan se ata nuk mund të verifikojnë punën e ekspertit. Hulumtimi i shkencëtarëve konkurrues modelet e të cilëve prodhuan rezultate shumë të ndryshme u injoruan kryesisht nga këshilltarët e qeverisë.

Advertisement

David Richards, bashkëthemelues i kompanisë britanike të teknologjisë së të dhënave WANdisco tha se në realitetin tonë ku mbizotëron tregtia, çdo kush do të zhvillonte në situatë të bujshme, në mënyrë që të marri më shumë të ardhura.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy