Ekspertët ngrenë alarmin: Popullata globale e kafshëve u zvogëlua me dy të tretat në 50 vjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspertët ngrenë alarmin: Popullata globale e kafshëve u zvogëlua me dy të tretat në 50 vjet

Ekspertët ngrenë alarmin se në 50 vjet, planeti tokë ka humbur më shumë se 68 për qind të popullsisë së egër globale.

Një dëm i shkaktuar nga veprimet tona dhe që vetëm qenia njerëzore mund ta rregullojë.

Raporti Living Planet Report 2020, i cili monitoron tkurrjen e popullsisë globale të gjitarëve, zogjve, amfibëve, zvarranikëve dhe peshqve, regjistroi një rënie mesatare prej dy të tretave në jetën e egër këtë vit.

“Raporti thekson se si shkatërrimi në rritje i natyrës po sjell ndikime katastrofike jo vetëm në popullatat e botës së egër, por edhe në shëndetin e njeriut dhe të gjitha aspektet e jetës sonë,” tha Marco Lambertini, drejtori i përgjithshëm i WWF International.

Advertisement

“Ne nuk mund t’i injorojmë këto shenja: rënia serioze e popullatës së specieve të egra tregon se natyra po përkeqësohet dhe se planeti ynë po na dërgon sinjale paralajmëruese për funksionimin e sistemeve natyrore. Nga peshqit e oqeaneve dhe lumenjve për bletët, thelbësore për prodhimin tonë bujqësor, rënia e jetës së egër ndikon drejtpërdrejt në ushqyerjen, sigurinë ushqimore dhe jetesën e miliarda njerëzve. Në vitin 2016 kemi dokumentuar një rënie prej 60 përqind, tani kemi një rënie prej 70 përqind. E gjithë kjo është sa hap e mbyll sytë në krahasim me miliona vjet që shumë specie kanë jetuar në planet,” shtoi Lambertini.

The post Ekspertët ngrenë alarmin: Popullata globale e kafshëve u zvogëlua me dy të tretat në 50 vjet appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy