Ekspertët e shëndetit në Britani: Mburojat plastike të fytyrës nuk të mbrojnë nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspertët e shëndetit në Britani: Mburojat plastike të fytyrës nuk të mbrojnë nga Covid-19

Për të krijuar mbrojtje sa më shumë nga koronavirusi, njerëzit tashmë po përdorin edhe mburojë plastike për fytyrën në mënyrë që të ndalojnë përhapjen.

Ekspertët e shëndetit në Britani, thonë se mburoja nuk e ndalon përhapjen e koronavirusit. Linda Bauld, nga universiteti i Edinburgh tha se mburojat nuk janë efikase.

“Për t’u mbrojtur nga virusi duhet mbuloni hundën dhe gojë, gjë që mburoja plastike nuk e ofron,” thotë ajo.
Në krahasim me maskat e zakonshme, mburoja ka për qëllim që t’ju mbrojë nga spërklat e pështymës, por jo spërklat në ajër.

Bauld thotë se duke menduar që këto pajisje janë efektive ju rrezikoni të takoni dikë të infektuar dhe më pas të infektohemi duke menduar që jeni të shëndetshëm.

Advertisement

Komente të pedagoges Bauld vijnë pasi mjekët në Universitetin e Ioëa, muajin e kaluar tregonin se mburojat e fytyrës ofrojnë një numër përparësish në luftimin e pandemisë.

Në një artikull të botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA), ata deklaruan se mburojat e fytyrës mund të ripërdoren pafundësisht dhe pastrohen lehtësisht me sapun dhe ujë, ose dezinfektues të zakonshëm shtëpiak.

Gjigandi i teknologjisë Apple muajin e kaluar njoftoi se do të fillojë prodhimin e mburojave të fytyrës për punonjësit mjekësorë, që luftojnë kundër pandemisë.

Shefi ekzekutiv Tim Cook tha që kishte krijuar gjithashtu mbrojtësen e vet transparente mbrojtëse dhe do të filloj prodhimin në masë në fabrikat e saj në SHBA dhe Kinë.

Advertisement

Por deklarata e mjekes mund të bëjë që të mendohen dy herë për t’i nxjerrë në shitje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy