Ekonomia gjermane jep shenja të rimëkëmbjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekonomia gjermane jep shenja të rimëkëmbjes

Ekonomia gjermane u rrit me 1.6% në tremujorin e dytë të 2021, falë kryesisht shpenzimeve të konsumatorëve të brendshëm, pas lehtësimit në pranverë të masave mbyllëse për shkak të koronavirusit.

Rritja ka ndihmuar ekonominë e Gjermanisë të dalë nga një nivel i ulët ekonomik, pas tkurrjes në fillim të vitit.

Ndërkohë, shpenzimet e shtetërore u rritën, pasi si qeveritë e landeve, ashtu edhe qeveria federale e organizmat lokale morën mbi vete pjesën më të madhe të barrës ekonomike të pandemisë. Çfarë tregojnë shifrat?

Kriza kishte nxitur një rënie të performancës ekonomike në masën prej minus 2% për tremujorin e parë të vitit 2021.

Advertisement

Produkti i Brendshëm Bruto u rrit

Ndërsa të martën, Zyra Federale e Statistikave publikoi se Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 1.6% midis prillit dhe qershorit, në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Me zbutjen graduale të masave mbyllëse në pranverë, shpenzimet e konsumit përfundimtar në tremujorin e dytë të 2021 u rritën ndjeshëm në krahasim me fillimin e vitit.

Dy faktorë kryesorë ndihmuan në nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë. Shpenzimet e konsumit të familjeve u rritën me 3.2% në tremujorin e parë, ndërsa një masë e shpenzimeve të qeverisë u rrit me 1.8%.

Advertisement

Efektet e pandemisë megjithatë ende janë të dukshme. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019 – tremujorin para fillimit të krizës së koronavirusit – PBB është 3.3% më i ulët.

‘Ana e errët’ e rimëkëmbjes ekonomike

Shpenzimet publike për të zbutur pasojat ekonomike të krizës lanë një vrimë prej 80.9 miliardë eurosh në financat publike për gjysmën e parë të vitit 2021.

Kjo shumë i përgjigjet një deficiti të sektorit publik prej 4.7% të PBB – më i madhi në 26 vitet e fundit.

Advertisement

Kryekonomisti i bankës ING, Carsten Brzeski, i tha agjencisë së lajmeve DPA se ai e shihte deficitin e madh publik si “anën e errët të rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike”.

“Meqenëse është shteti që mban pjesën më të madhe të dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia, ekonomia do të jetë kthyer në nivelet e para krizës deri në fund të vitit,” tha ekonomisti.

“Por buxheti i shtetit do të vazhdojë të jetë i ngarkuar,” tha ai.

aud (dw, dpa)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy