Egjipti ndërton diga për të frenuar efektin e rritjes së nivelit të detit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Egjipti ndërton diga për të frenuar efektin e rritjes së nivelit të detit

Në Egjipt, qyteti port i Aleksandrisë i njohur për legjenda dhe mite, po vendos blloqe betoni në bregdet për të zbutur efektin e dallgëve dhe mbrojtur metropolin e zhurmshëm nga baticat e larta. Niveli i deteve po rritet me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë, sipas një kosmisioni të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike. Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës paralajmëron se qytetet bregdetare, deltat dhe shtetet që gjenden në ultësira mund të përballen me probleme serioze si rezultat i ndryshimeve klimatike.

 

Aleksandria, qyteti bregdetar i Egjiptit, u ka mbijetuar pushtimeve, zjarreve dhe termeteve që nga themelimi nga Aleksandri i Madh më shumë se 2 mijë vite më parë. Por tani, qyteti i legjendave përballet me një kërcënim të ri si rezultat i ndryshimeve klimatike.

 

Advertisement

Qyteti i dytë më i madh i vendit të Afrikës Veriore është i rrethuar në tre anë nga Deti Mesdhe dhe ka edhe një liqen, çfarë e bën atë qytet shumë të cënueshëm nga rritja e nivelit të detit si rezultat i ngrohjes globale dhe shkrirjes së akullnajave.

 

Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka paralajmëruar se deri në vitin 2100 nivelet globale të deteve mund të rriten me 28 centimetra deri në pothuajse një metër, duke patur “ndikime serioze për qytetet bregdetare, deltat dhe shtetet e ulëta”.

 

Advertisement

Ekspertët e pranojnë se ndryshimet rajonale në rritjen e nivelit të detit dhe efektet e tij ende nuk janë kuptuar mirë.

 

Por në Aleksandri, qyteti i më shumë se 5 milionë banorëve dhe 40% të industrisë egjiptiane, tashmë janë shfaqur shenjat e ndryshimeve klimatike. Autoritetet e qytetit po vëndosin blloqe betoni për forcuar mbrojtjen e qytetit portual.

 

Advertisement

Me një shtrirje prej 60 kilometrash, bregdeti i Aleksandrisë është destinacion kryesor për pushuesit. Por disa nga plazhet më të famshme tashmë po shfaqin shenja erozioni.

 

Kreu i administratës qendrore për turizmin dhe vendpushimet, Gjeneral Majori Gamal Rashad, thotë se po vazhdon puna për të mbrojtur brigjet si dhe kështjellën e famshme Qaitbay të shekullit të 15.

 

Advertisement

“Janë vendosur barriera në një gjatësi mbi 12 kilometra për të mbrojtur sektorë të ndryshëm të rrezikuar. Nuk po punohet vetëm për të mbrojtur brigjet por edhe monumentet e kulturës.”

 

Ahmed Ibrahim-i, zhytës dhe pronar anije që punon në plazhin Miami të Aleksandrisë, thotë se tani dimri vjen më vonë por është më i ashpër se kurrë më parë.

 

Advertisement

“Vendpushimet janë ende të hapura sepse sezoni i verës është zgjatur me një muaj. Më parë, hyrja e dimrit konsiderohej të ishte në tetor. Njerëzit janë ende duke notuar në det. Dimri vjen më vonë por më i fortë dhe po e dëmton Aleksandrinë.”

 

Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), popullsia e madhe e Egjiptit prej mbi 100 milionë banorësh e bën atë vend jashtëzakonisht të cënueshëm nga ndryshimet klimatike. Sipas studimeve, zonat bujqësore dhe bregdetare janë më të rrezikuarat.

 

Advertisement

Sipas një raporti të publikuar në shtator nga Banka Botërore, ndryshimet klimatike mund të detyrojnë zhvendosjen e më shumë se 200 milionë njerëzve gjatë 30 viteve të ardhshme nëse nuk merren veprime urgjente për pakësimin e emetimeve globale dhe eleminuar hendekun zhvillimor.

 

Udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Glasgow të Skocisë në konferencën e OKB-së për klimën, që njihet shkurtimisht COP26. Takimi është cilësuar si jetik në përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturës globale./ Voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy