Midis Marsit dhe Majit 2020 në Evropë ka rreth 160 mijë vdekje më shumë sesa mesatarja e së njëjtës periudhë, nga 2016 deri në 2019. Eurostat e konfirmoi një të dhënë të tillë nëpërmjet një postimi në Twitter pasi shqyrtoi të dhënat paraprake të 24 vendeve evropiane. Numrat mbi vdekshmërinë, nënvizon Instituti Evropian i Statistikave, janë të dobishme për të vlerësuar efektet direkte dhe indirekte të pandemisë Covid-19 në popullatën e kontinentit tonë.

Spanja, Italia, Belgjika, Hollanda, Suedia dhe Franca janë vendet me rritje më të lartë të vdekshmërisë.

Rritja më e theksuar e numrit të vdekjeve u raportua në Spanjë, e cila nga fillimi i prillit dyfishoi numrin e vdekjeve javore të regjistruara në krahasim me të njëjtën javë në vitet e mëparshme. Në fillim të prillit, vdekjet për Francën dhe Zvicrën filluan të bien. Për shtetet e tjera si Belgjika, Hollanda, Suedia dhe Portugalia, rritja kulmore e vdekjeve në vitin 2020 u arrit në javën nga 6-12 Prill.

-Eurostat megjithatë nënvizon ndryshime të konsiderueshme në të dhënat për viktimat, jo vetëm midis vendeve, por edhe midis rajoneve brenda të njëjtit shtet, midis Marsit dhe Majit 2020 (krahasuar me të njëjtën periudhë 2016-2019). Rritjet në numrin e vdekjeve kanë qenë veçanërisht domethënëse: në Italinë Veriore, në zonën qendrore të Spanjës përfshirë Madridin, në lindje të Francës dhe rajonit të Parisit, në rajone të ndryshme belge dhe holandeze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rajonet më të prekur nga vdekshmëria ishin kryesisht në Itali dhe Spanjë. Nga 2 marsi deri më 10 maj Bergamo, Cremona, Lodi dhe Brescia në Italia si dhe Segovia (në Spanjë), kanë pasur vdekje më shumë se tre herë më të larta se sa ato të regjistruara në të njëjtën periudhë në katër vitet e mëparshme. Rreth 21 nga 25 rajonet më të prekura në vendet evropiane të analizuara janë në Itali ose Spanjë. Rajonet e tjera janë Haut-Rhin, Seine-Saint-Denis, Hauts-de-Seine në Francë dhe Noordoost-Noord-Brabant në Hollandë.

The post Efekti Covid/ Eurostat: Në vetëm 3 muaj në Europë 160 mijë viktima më shumë appeared first on Vizion Plus.