Ka nisur procesoni i arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II. Ai është duke u larguar nga Pallati i Holyroodhouse dhe do të mbërrijë në Katedralen e Shën Giles ku do të qëndrojë 24 orë.

 

Rruga nga Pallati në Katedralen e Shën Giles ku është drejtuar procesioni është zakonisht rreth 20 minuta në këmbë. Por udhëtimi pritet të zgjasë jo më pak se gjysmë ore, duke u dhënë turmave të njerëzve që kanë mbushur rrugët, një shans për të bërë nderimet e tyre përgjatë “Royal Mile”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, Mbreti Charles III bashkë me vëllezërit e motrat e tij po ecin pas makinës, e cila mban arkivolin e Mbretëreshës.

 

Kur Mbretëresha vizitoi për herë të parë Skocinë si sovrane në 1953, Edinburgu ishte i mbushur plot. Sot, gati 70 vjet më vonë, njerëzit kanë dalë sërish në rrugë për të thënë lamtumirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";