Edi Rama: Teatri do të prishej që nga komunistët. Edhe PD-ja kishte në plan ta prishte e ta ndërtonte te Piramida

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edi Rama: Teatri do të prishej që nga komunistët. Edhe PD-ja kishte në plan ta prishte e ta ndërtonte te Piramida

Kryeministri Edi Rama tha se godina e Teatrit Kombëtar ishte menduar që të rrëzohej që nga koha e komunizmit, ndërkohë që edhe PD-ja kishte në plan që ta rrëzonte.

“Nëse flasim për periudhën kur kam qenë në krye të PS në opozitë ajo godinë është dashur e menduar të shembet jo nga demokratët e as nga socialistët, por nga vetë komunistët shumë vite më parë, është premtuar disa herë që do ndërtohet teatër i ri dhe nuk u bë kurrë.

Madje është fakt i njohur që i ndjeri Naim Frashëri pësoi një të ftohur shumë të rëndë që i mori dhe jetën në atë lloj zgafele që në dimër është frigorifer dhe në verë sallë”, tha Rama në “Pressing”.

Duke shtuar “Në kohën kur PD erdhi në qeveri është e vërtetë që PD e kishte një plan për ta shembur teatrin e për të ndërtuar aty qendër tregtare, se filloi procesin e ndërtimit të një teatri të ri në mënyrën më absurde te piramida,.

Advertisement

Ka një dokument të disa personaliteteve të vitit 2007 që i referojnë qeverisë së kohës të gjitha arsyet pse kjo godinë s’është e s’mund të jetë monument kulture, ka qenë e mbetet në mendjen e atyre që e propagandojnë, por ska qenë kurrë monument kulture i regjistruar, ai vizatimi i projektit që qarkullon, ska pasur e ska lidhje me godinën që kemi trashëguar.

E vetmja gjë që ndodhi është se u fillua te piramida, nuk u ndërtua kurrë teatri, brenda u vunë ca shkallë e ca struktura e u shqepën të gjitha pllakat e mermeri jashtë e brenda. Piramida mbeti e zhveshur e teatri s’u bë kurrë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy