
Më në fund, lojtarët e Vllaznisë janë kthyer në stërvitje, edhe pse nuk paguhen prej 3 muajsh.
Futbollistët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, ndërkohë që pasdite do të ketë një seancë të dytë.
Edhe nesër e pasnesër ekipi do të zhvillojë nga dy seanca në ditë, ndërkohë që të enjten do të jetë pushim.
Mësohet se lojtarëve u është premtuar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, që do të marrin pagat para datës 3 qershor.
Advertisement