Dalja e parë publike e Princeshës Kate Middleton pas disa muajsh la më shumë pyetje sesa përgjigje për ekspertët mbretërorë. Ajo u fotografua si pasagjere në makinën që e ngiste e ëma e saj.
“Kensington Palace” njoftoi më 17 janar se Middleton ishte shtruar në spital për një operacion të planifikuar abdominal dhe nuk do të mund të rifillonte detyrat publike deri pas Pashkëve.
Christopher Andersen, ” The King “, tha ekskluzivisht për Fox News se pamja e së hënës e Kate nuk ishte “padyshim një paraqitje e inskenuar e krijuar për të kënaqur publikun”.
“Ajo po përpiqej të dilte fshehurazi nga Windsor me nënën e saj dhe qartësisht nuk ishte e kënaqur që u kap nga fotografët. Kjo ishte nga ato lloj daljesh që nxitë më shumë spekulime rreth asaj që po ndodh në të vërtetë me Kate dhe me vjehrrin e saj, Mbretin Charles”.
Eksperti pretendon se gjithçka ka qenë tmerrësisht e çuditshme që nga fillimi.
“Pallati lëshoi një deklaratë javën e kaluar duke këmbëngulur se gjithçka po shkonte sipas planit. Por nëse gjendja është kaq e mirë, pse Kate duhet të qëndrojë kaq gjatë e izoluar nga daljet publike. Mbretëresha Elizabeth nuk kaloi kurrë muaj duke u rikuperuar nga një sëmundje dhe gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, ajo u përball me një sërë çështjesh serioze mjekësore. Kështu, misteri rreth operacionit të Kate dhe asaj që ai kishte për qëllim thellohet”, tha Christopher Andersen.
Edhe nëse Kate bën daljen e saj për Pashët, siç është parashikuar, eksperti thotë se është tepër vonë. Tashmë ka mjaftueshëm vend për konspiracion pas mungesës së saj kaq të gjatë që duket totalisht e panevojshme./vizionplus.tv