Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i shpëtoi mrekullisht një atentati me armë zjarri gjatë një tubimi politik në shtetin e Pensilvanisë një natë në parë.

Por fatkeqësisht, plumbat lanë të vdekur një person nga publiku dhe të lënduar rëndë dy të tjerë. Atentatori mbeti gjithashtu i vdekur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7:00 pasdite me orën lokale kur kandidati republikan për president, sapo kishte nisur fjalimin e fushatës kur u dëgjuan të shtënat e plumbave, njëri prej të cilëve e kapi Trumpin në vesh.

Ai u mbulua menjëherë nga agjentët sekret, për pak sekonda ndërsa u largua nga skena i gjakosur në fytyrë, duke ngritur grushtin e duke thënë, ‘Luftoni luftoni luftoni.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Atentatori i cili u qëllua menjëherë për vdekje nga shërbimi sekret ishte pozicionuar 130 metra larg foltores së Trump, mbi çatinë e një prej ndërtesave pranë tubimit.

FBI e cila ka marrë në dorë hetimin për tentativën e vrasjes ka identifikuar qitësin, një 20-vjeçar i quajtur Thomas Matthew Crooks, nga Pensilvania. Zyrtarisht nuk ka ende një motiv që mund ta ketë shtyrë autorin të ndërmarrë aktin ekstrem, ndërsa në media janë publikuar video të tij ku shprehet se e urren kandidatin republikan për president, Donald Trump.

Ish-presidenti Trump është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së ndihmës mjekësore ai bëri daljen e parë kur zbriti nga avioni  teksa kthehej në shtëpinë e tij në Neë Jersey.

Ky ishte atentati i parë ndaj një presidenti amerikan ose një kandidati kryesor  që nga tentativa për vrasjen e presidentit republikan në vitin 1981, Ronald Reagan.