
Reperi i njohur, Fatman Scoop ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
Mediat e huaja raportojnë se artisti u rrëzua në skenë në Hamden Toën Center Park, Connecticut, dhe më pas u dërgua në spital. Edhe pse mjekët tentuan që t’i japin ndihmën e parë menjëherë pas ngjarjes, ai nuk ka mbijetuar dot.
I lindur në New York City në vitin 1971, ai bëri emër përmes bashkëpunimeve me mega-yje në fillim të viteve 2000.
Advertisement