Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga polica në Greqi, pas një kontrolli të rastësishëm.

Por ajo që blutëe në shtetin fqinj zbuluan në komisariatin e policisë ishte e tmerrshme. I riu shqiptar ishte shpallur në kërkim prej disa kohësh dhe po kërkohej gjithëandej, pasi akuzohet se paguhej nga mafiozet e burgjeve për të vrarë rivalët jashtë.

E gjithë kjo u zbulua nga sistemi kompjuterik kur iu morën shenjat e gishtave.

Pas ndalimit nga policia, 23-vjeçari nuk ka bërë rezistencë dhe ka ndaluar, madje u ka treguar policëve edhe një kartë identiteti false. Por diçka në paraqitjen e të riut shqiptar bëri që polici të dyshonte dhe pas insistimit të disa pyetjeve, 23-vjeçari ka tentuar të arratiset me vrap nëpër rrugica, ndjekje kjo që zgjati vetëm pak minuta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas arrestimit, vetë i riu ka pranuar që është një vrasës me pagesë dhe se kishte kontakte me mafiozet në burgje./vizionplus.tv