Grupet e të drejtave të kafshëve në Itali i kanë bërë thirrje autoriteteve të tërheqin urdhrin për ekzekutimin e një ariu që sulmoi at e bir gjatë një shëtitjeje në një rezervat të Trentinos.

Fabio Misseroni, 59 vjeç dhe i biri Christian ishin duke ecur, kur kafsha i sulmoi. Ariu kafshoi në fillim këmbën e Christianit; i ati u hodh të ndihmonte të birin duke e goditur ariun në kurriz.

Kaq mjaftoi që ai të kthehej duke e kafshuar 59-vjeçarin, ndërsa imtheu këmbën në tre vende. Djali vazhdonte gjatë kësaj kohe të bërtiste e të bënte zhurmë në përpjekje për t`i tërhequr ariut vëmendjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më në fund ia doli ta bënte të largohej. Rregullat e Instituti italian të Mbrojtjes Mjedisore parashikojnë eliminimin e të gjithë arinjve që sulmojnë njerëzit. Pas sulmit, kreu i rajonit të Trentinos, Maurizio Fugatti firmosi urdhrin për kapjen dhe ekzekutimin e ariut që do të identifikohet nga gjurmët e pështymës dhe gëzofit të lëna në rrobat e viktimave të tij.

Por deri tani më shumë se 17.000 persona kanë nënshkruar një peticion për shpëtimin e kafshës, dhe vetë Christian ka kërkuar që ariu të mos vritet.