
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali.
Sipas mediave vendase, një emigrant shqiptar, ka vrarë gruan e tij në banesë, e më pas është arratisur.
Advertisement
Policia italiane është vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet se mund të jetë drejtuar për në Shqipëri.
Siç raportojnë mediet italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bolzano, Viale Trieste.
Advertisement
Viktima është një 35-vjeçare me origjinë rumune, ndërsa policia u vu në dijeni për vrasjen nga telefonata e të afërmit të autorit.
Pas telefonatës, policia u drejtua për në banesën e çiftit ku gjeti të pajetë Alexandra Elena Mocanu , 35 vjeç të mbuluar e një batanije.
Advertisement
Viktima punonte si banakiere.