Policia italiane arrestoi një 38-vjeçarin Mariano Cannio, i konsideruar si i dyshuar serioz në vrasjen 4-vjeçarit Samuele.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Napoli. I vogli ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni, në 20 metra lartësi.

Cannio ishte përgjegjës për pastrimin e shtëpisë dhe kishte përfituar nga një moment shpërqendrimi nga nëna e foshnjës për ta kapur dhe hedhur poshtë. Mediat italiane raportojnë se 38 vjeçari vuante nga probleme mendore.

Samuele jetonte me babanë dhe nënën e tij e cila ishte shtatzënë në muajin e tetë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";