Një ngjarje tronditëse është raportuar nga Milano, ku një 50-vjeçar ka mbajtur kufomën e të ëmës për dy vite në dollap, në mënyrë që të përfitonte pensionin e saj prej 1700 euro në muaj.

Kjo është zbuluar nga e dashura e 50-vjeçarit. Mediat në Itali shkruajnë se disa ditë pas vdekjes, që ka ndodhur në vitin 2019 për shkaqe natyrore, burri mbështolli trupin e pajetë të gruas dhe e vendos në dollap.

Ai e izoloi dollapin me dyshek dhe objekte të tjera të rënda, në mënyrë që të mos ndihej aroma e rëndë. 50-vjeçari është arrestuar tanimë nga autoritete dhe ka pranuar të gjithë shkeljen e bërë.

Ndërsa, trupi i pajetë i gruas, i cili ishte i dekompozuar, pritet t’i nënshtrohet autopsisë, shkruajnë mediat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";