E rëndë në Itali, djali mban fshehur në dollap për 2 vite trupin e pajetë të të ëmës, në mënyrë që të përfitonte pensionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Itali, djali mban fshehur në dollap për 2 vite trupin e pajetë të të ëmës, në mënyrë që të përfitonte pensionin

Një ngjarje tronditëse është raportuar nga Milano, ku një 50-vjeçar ka mbajtur kufomën e të ëmës për dy vite në dollap, në mënyrë që të përfitonte pensionin e saj prej 1700 euro në muaj.

Kjo është zbuluar nga e dashura e 50-vjeçarit. Mediat në Itali shkruajnë se disa ditë pas vdekjes, që ka ndodhur në vitin 2019 për shkaqe natyrore, burri mbështolli trupin e pajetë të gruas dhe e vendos në dollap.

Ai e izoloi dollapin me dyshek dhe objekte të tjera të rënda, në mënyrë që të mos ndihej aroma e rëndë. 50-vjeçari është arrestuar tanimë nga autoritete dhe ka pranuar të gjithë shkeljen e bërë.

Ndërsa, trupi i pajetë i gruas, i cili ishte i dekompozuar, pritet t’i nënshtrohet autopsisë, shkruajnë mediat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy