
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, rreth orës 22:00 të së dielës.
Një çift shqiptar, janë gjetur të pajetë brenda në banesën e tyre.
Advertisement
Mediat italiane, bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve u gjendën nga policia, të cilët u vunë në lëvizje pas telefonatës së vajzës së gruas, që nuk kishte mundur të kontaktonte dot me nënën e saj që prej pasdites.
Fillimisht, policia dyshoi se gruaja mund të kishte vrarë veten. Pas zbulimit të dy trupave, karabinierët, pasi kanë mbledhur dëshmitë e para të vajzës së gruas, kanë shkuar për të kërkuar ish-bashkëshortin në shtëpinë e tij në Mira, i cili mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Një thikë dhe një pistoletë u gjetën brenda shtëpisë në via Leopardi në Venecia.
Advertisement