E padëgjuar, por e vërtetë!
Një 26 vjeçar në Greqi, baba i një vajze 20 muajshe, e ka mbyllur të voglën e tij në makinë për tu larë rehat në det.
Advertisement
Mediet greke raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, në qytetin e Heraklion. Ndërsa mësohet se foshnjën e vogël e ka shpëtuar roja i bregdetit që ndodhej atje.
Sipas medieve lokale, foshnja ka nisur të qajë nga vapa e padurueshme, ndërkohë që oksigjeni brenda veturës ulej vazhdimisht.
Advertisement
Për fat të mirë roja i plazhit ka dëgjuar foshnjën dhe ka njoftuar policinë, e cila bëri të mundur hapjen e veturës për të nxjerrë beben nga atje.
Ndërkohë babai foshnjës është arrestuar, ndërsa fëmija, pavarësisht peripecisë, gëzon shëndet të mirë.
Advertisement