Ngjarja që tronditi përpara disa ditësh Pakistanin ka cuar në pranga punëdhënësin e Zohra Shah, 8-vjecarja që u rrah mizorisht deri sa dha shpirt për shkak se liroi dy papagaj. Episodi ndodhi në Rawalpindi, qyteti i katërt më i madh në vend.

Zohra që vinte nga fshat I varfër, punonte si shërbyese në shtëpinë e Hasan Siddiqui dhe gruas së tij, Umm Kulsoom. Ata e keqtrajtonin vazhdimisht, por situata për vogëlushen precipitoi deri në pikën kur s`ishte më kthim prapa në momentin që liroi dy papagaj. Mediat e huaja shkruajnë se me shumë gjasë, vajzës zogjte i kanë shpëtuar gabimisht.

Por gruas së punëdhënësit iu errën sytë kur pa kafazin bosh. Ajo iu vërsul vajzës e tërbuar, dhe më pas ndërhyri i shoqi për t`i dhënë 8 vjecares “ një mësim”. Vetëm pasi i kaloi zemërimi, vendosën më në fund ta cojnë në spital, por për vajzën ishte shumë vonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo kishte plagë dhe dëmtime të shumta në fytyrë, në duar, brinjë dhe këmbë. Sipas shtypit lokal, mjekët I thanë policisë se duke marrë parasysh dëmtimet e diktuara në kofshë, ekziston dyshimi se Zohra ka qenë gjithashtu viktimë e agresioni seksual.