Presidenti i Brazilit është infektuar me Covid-19. Lajmin e konfirmoi vete kreu i shtetit, Jair Bolsonaro teksa foli para gazetarëve duke mbajtur një maskë.

“Unë jam mire. Por po mundohem të ndjek rekomandimet e mjekëve”, ka thene presidenti.

Bolsonaro është kritikuar për neglizhimin e pandemisë. Ai e ka quajtur virusin thjesht nje grip normal duke kembengulur se nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar infektimin e 70 per qind të popullsisë.

Presidenti iu ka kërkuar drejtuesve vendore qe të lehtësojnë masat e bllokimit të cilat po dëmtojnë ekonominë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Brazili është aktualisht vendi më i goditur në botë nga koronavirusi pas Amerikes, me 1.6 milionë të infektuar dhe mbi 65 mijë viktima.

The post E quante COVID-19 një grip normal, infektohet presidenti i Brazilit appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";