Në një tren të Zvicrës, që lëvizte nga San Gallo drejt Lucernës, dikush harroi një valixhe plot me flori, që në fakt, sipas shtypit të huaj, mund të konsiderohet një thesar i vërtetë. Valixhja kishte brenda tre kilogram ar me një vlerë prej më shumë se 170 mijë eurosh.
Akoma dhe më i cuditshëm sakaq, është fakti që askush nuk ka dalë që ta kërkojë. Përpjekjet e autoriteteve zvicerane për të gjetur pronarin e valixhes kanë rezultuar të pasuksesshme. Ai për cdo rast ka pesë vjet për ta marrë mbrapsht por për këtë duhet të paraqitet në prokurorinë e Lucernës, edhe pse nuk është ende e qartë se si do të veprojnë zyrtarët atjr për të verifikuar pretendimet e personit që mund ta pretendojë këtë sasi floriri si të vetën.
Advertisement