Kritika të shumta ka marrë nga opinion publik lideri i Maqedonisë së Veriut, Hirstijan Miockoski, i cili u kap nga Inspektoriati Shëndetësor në një lokal të mbyllur me disa miq.
Referuar akteve normative, në lokale me ambiente të mbyllura është e ndaluar që të qëndrosh për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Për këtë arsye është ngritur një kallëzim penal ndaj lokalit.
Më tej ish- partia qeverisëse rivale, LSDM, reagoi duke e quajtur gjestin e Mickoskit të qëllimshëm dhe të turpshëm. Mickoski nga ana tjetër tha se do e paguante vetë gjobën pasi nuk i dinte masat ndërkohë akuzoi LSDM se po e përndjek.
Advertisement