Një atlet i njohur është arrestuar në Iran për fotot, në të cilat shfaqet duke u puthur në publik me një femër të paidentifikuar. Alireza Japalaghy, një atlet i njohur, dhe partnerja e tij po e paguajnë shtrenjtë publikimin e atij momenti intim mbi çatinë (taracën) e një ndërtese dhe shpërndarjen në masë në rrjetet sociale. Sipas BBC, policia e Teheranit tha se “lëvizjet e tyre jokonvencionale, të cilat ishin në kundërshtim me zakonin dhe ligjin e Sheriatit, çuan në arrestimin e tyre”.

“Ky individ është arrestuar nga policia kibernetike e Teheranit, – citohet shefi i policisë së kryeqytetit, Hossein Rahimi, nga agjensia e lajmeve gjysmëzyrtare ISNA. – Ne jemi kundër këtij individi dhe sjelljes së partneres së tij. Policia dhe gjyqësori me siguri do të merren me ta”. Ndërsa Japalaghy u arrestua të hënën e kaluar, gruaja në foto, e cila nuk është identifikuar publikisht nga policia, u paraburgos të enjten.

“Fotografi të një djali dhe një vajze të re, që tregojnë sjellje të pahijshme dhe joletare u publikuan në mediat sociale. Këto persona u arrestuan nga policia me urdhrin e zyrtarëve të gjyqësorit, sepse ato që bënë ishin një shembull i mbrojtjes së vesit”, – thuhet në deklaratën e policisë, e raportuar nga Agjensia e Lajmeve Tasnim, sipas ABC News. Paraburgimi i tyre u kritikua gjerësisht në mediat sociale. Shumë njerëz kanë dalë në mbështetje të atletit, i cili është i famshëm në Iran për aftësitë akrobatike.

Z.Japalaghy kishte postuar një seri fotografish dhe videosh javën e kaluar, duke fokusuar veten dhe një femër të paidentifikuar, teksa po putheshin jashtë ndërtesave. Sipas kodit islam të veshjes, gratë mund të tregojnë vetëm fytyrën, duart dhe këmbët në publik, duhet të përdorin vetëm ngjyra modeste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një video në Instagram të hënën, ai tha se kishte marrë “telefonata të dyshimta”, duke i kërkuar të dorëzohej vetë ose do të arrestohej publikisht. Vëllai i tij postoi në të njëjtën llogari të nesërmen, duke thënë se Alireza ishte marrë forcërisht nga shtëpia, e kishte arrestuar policia.