E frikshme/ Momenti kur peshkaqeni sulmon për vdekje turisten (Video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E frikshme/ Momenti kur peshkaqeni sulmon për vdekje turisten (Video)

Një pushim në një resort turistik në Egjipt ka rezultuar “fatale” për një grua austriake pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte.

 

Ajo nuk arriti ta kuptonte për asnjë moment që peshku mishngrënës po notonte në të njëjtat ujëra dhe përgjonte viktimën e radhës.

 

Advertisement

Turistja 68 – vjeçare sapo pa peshkaqenin që i afrohej, u përpoq të notonte në breg sa më shpejt të mundej, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte dhëmbëve.

 

 

Advertisement

Para pushuesve të tmerruar në Sharm El Sheikh në Detin e Kuq, peshkaqeni iu sul asaj dhe i preu krahun dhe këmbën.

 

Si pasojë e sulmit, turistja ndërroi jetë pak më vonë – teksa po transportohej me ambulancë në spital – për shkak të gjakderdhjes së pakontrolluar.

 

Advertisement

Pas ngjarjes tronditëse, turistët rusë që kanë regjistruar me celularët e tyre skenën, kanë protestuar ashpër për mungesën e shpëtimtarëve nga plazhi.

 

Autoritetet lokale ndaluan notin, zhytjen dhe peshkimin në zonën përreth për tre ditë nga frika e rishfaqjes së peshkaqenëve në ujëra.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy