
Deti nxorri në breg trupin e një djali 5 muajsh në plazhin e Sormanit, në Libi. Vogëlushi kishte ende veshur pizhamat e tij.
Djali është një prej viktimave të varkës me emigrante që u fundos në 13 qershor rreth 10 kilometra larg Zawas. Në atë fatkeqësi humbën jetën 12 prej 30 personave në bord.
Një valë massive refugjatesh është dyndur në veriun e Afrikës, por ka një portë të vetme përmes të cilës ata mund të kalojnë nëpërmjet detit drejt Europës së ëndërruar: Libia.
Advertisement
Udhëtimi megjithatë mbetet tejet e I rrezikshëm, dhe fatkeqësisht, në përpjekjet për të mbërritur kontinentin e vjetër, vazhdojnë të humbasin jetë njerëzish.