Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në një avion që operonte në linjën Londër-Egjipt  pasditen e djeshme. Mediat ndërokombëtare raportojnë se për shkak të sjelljes së një gruaje që dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli u bë një ulje e detyrueshme e avionit.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 29-vjeçare franceze e cila bërtiste vazhdimisht gjatë fluturimit , ndërsa nuk pranonte t’u bindej udhëzimeve të përsëritura të ekuipazhit për të ruajtur qetësinë.

I gjendur në këtë situatë, më në fund kapiteni vendosi të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Heraklionit.

Pas uljes së avionit, 29-vjeçarja u arrestua./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";