Dyfishohet numri i vdekjeve nga COVID në Itali, shtohen shtrimet në spitale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dyfishohet numri i vdekjeve nga COVID në Itali, shtohen shtrimet në spitale

Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 8,804 raste të reja me koronavirusit në Itali, ndërsa kanë humbur jetën 83 persona. Krahasur me një ditë më parë, ku u shënuan 43 viktima, sot shohim gati një dyfishim të shifrave.

Shtrimi i pacientëve në spital është rritur gjithashtu. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar se këtë të enjte janë shtruar në spitale 326 pacientë, ndërsa në kujdes intensiv ishin 47.

Deri më tani, në Itali janë izoluar në banesë 92,884 pacientë, 6,448 më shumë se ditën e mërkurë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy