Gjyqi i dytë për krime lufte në Ukrainë ka shpallur fajtorë dy ushtarët rus Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov me 12 vite burgim.
Prokurorët thanë se bombardimet shkatërruan një institucion arsimor në Derhaçi.
“Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar. Ne qëlluam Ukrainën”, tha Bobikin në gjykatë.
Ndërsa Ivanov tha: “Pendohem dhe kërkoj ulje të dënimit”.
Një avokat mbrojtës kërkoi dënim të butë, duke thënë se ushtarët thjeshtë kishin ndjekur urdhrat. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët rusë dhe vendimi përfundimtar pritet më 31 maj.
Një gjykatë ukrainase dënoi një ushtar rus me burgim të përjetshëm të hënën për vrasjen e një civili të paarmatosur. Rusia tha se nuk kishte informacion në lidhje me gjyqin dhe se mungesa e një misioni diplomatik në Ukrainë kufizoi aftësinë e saj për të ofruar ndihmë ligjore.
Shumë të tjera gjyqe të tilla priten si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi, me këtë të fundit që ka mohuar të ketë në shënjestër civilët ose të jetë e përfshirë në krime lufte./R.E.L